Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet substancë narkotike – Arrestohen të dyshuarit

Prishtinë, 08 shkurt 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
Kësisoj, më datë 07.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia pas marrjes së informatave në rrugë operative si dhe mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Të dyshuarit;
A. G, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
​K. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje