Prishtinë, 18 janar 2020 – Në zbatim të masave operative me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, polici e rajonit të Prishtinës rreth orës 01:00 ka kryer një kontroll në një lokal gastronomie në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.
Përgjatë kontrollit brenda këtij lokali policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj:
• Një (1) revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm
• Gjashtë (6) copë fishek, kalibër 9 mm, si dhe
• Një (1) gëzhojë.
Ndërkohë që kontrolli ka vazhduar brenda lokalit janë hasur edhe katërmbëdhjetë (14) persona ndaj të cilëve është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të kufizimeve të lëvizjes
A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar hetim për posedim të pa autorizuar të armës.