Sot zyrtarët policor të stacionit qendra, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë kanë ndaluar një automjet për kontrollë rutinë, ku kanë gjet dhe sekuestruar:
– një granatë dore dhe
– një armë e ftohtë -thikë.
Pas sekuestrimit të armëve në mbështetje të njësitit për trajtimin e mjeteve eksplozive, nga njësite policore është kryer një operacion bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit në Obiliq, ku nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
Ndaj personit të dyshuar:
A.D, mashkull, 27 vjeç, është inicuar rast për armëmbajtje pa leje.