Me datë 06 Mars 2023, rreth orës 08:15, në një shtëpi në Prizren, njësitet patrulluese policore të Stacionit Policor Prizren, gjatë kryerjes së procedurave të nevojshme për ndriçimin e një ankesë nga një qytetar lidhur me mosmarrëveshje me fqinjin e tij , në shtëpinë e të dyshuarit kanë vërejt të varur në mur një armë zjarri-pushkë.
I dyshimti deklaroi se arma është kujtim nga lufta e fundit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, në vendin e ngjarjes ka dal sektori i hetimeve i stacionit Policor të Prizrenit, të cilët e kanë sekuestruar armën-pushke automatike, një karikator dhe 20 fishek të cilat ishin pa leje.
Kundër të dyshuarit është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda rasti hetohet në procedurë te rregullt.