Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, sot rreth orës 10:30, në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, kanë sekuestruar:
-një armë të shkurtë
– një karikatorë si dhe
-5 fishekë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari;
-H.S,mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është dërguar për intervistim,në stacionin policor qendra në Prishtinë.
Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.