Mbrëmë rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Mramor.
Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore të stacionit Veriu, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.
Të njëjtit i janë gjetur e sekuestruar një armë zjarri dhe16 fishekë.
Po ashtu nga vendi i ngjarjes policia ka sekuestruar edhe gjashtë gëshzhoja.
Ndaj personit të dyshuar J.B, (mashkull),18 vjeç, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe ndaj tij është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm
-Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.