Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë.
Sekuestrimi është kryer në rrugën “B”, kur personi është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli, për një kontrollë rutinore.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje