Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
• Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe
• Shtatë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë.
• E. H, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.