Prishtinë, 25 qershor 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët policor të Njësisë për Reagim të Shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
· Një revole të tipit, TT, si dhe
· Nëntë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës.
· S. H, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Podujevë iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.