Prishtinë, 13 korrik 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e stacionit policor në Drenas kanë sekuestruar;
▪︎ Një revole të tipit SARSIZMAL 9×19, e kalibrit 9mm, si dhe
▪︎ Një copë fishek.
Sekuestrimi erdhi pasi që poseduesi i armës në fjalë (me leje), në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kishte shkrepur të njëjtën , dhe për pasojë ishte vet lënduar.
▪︎ I. N, mashkull, 47 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe i njëjti është proceduar më tej.