Mbrëmë rreth orës 23:00, njësiti policor i stacionit të Podujevës derisa ishte në një pikë kontrolli në fshatin Lupç, kanë parnuar informatën për të shtëna me armë
Njësiti policor ka regauar menjëherë dhe ka ndaluar një automjet, ku ka gjetë dhe sekuestruar një armë.
Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar dy persona dhe pas intervistimit ndaj njërit prej tyre në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.
Personi i dyshuar:
L.D, mashkull, 21 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.