Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë gjuetie dhe municion

Sekuestrohet një armë gjuetie dhe municion
Prishtinë, 17 mars 2021 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot në fshatin Poklek i vjetër , me urdhëresë të Gjykatës Themelore, nga njësitet policore të Drenasit, është kryer një kontrollë në një shtëpi, ku janë gjetë dhe sekuestruar:
-një pushkë gjuetie,
-22 fishekë si dhe
– një armë (imitim e punuar nga kartoni)
Personi i dyshuar:
V.M, mashkull 30 vjeç, shyetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje