Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike, arrestohen dy persona

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në veçanti në fushën e shitblerjes së substancave narkotike.
Një nga kontrollet është ndërmarrë mbrëmë nga njësite policore të Lipjanit, pas pranimit së një informate, se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike.
Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar si dhe gjetjen e sekuestrimin e një arme dhe një sasie të substancës narkotike etj.
Ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Me aktvendim mbi ndalimin të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje