Prizren, 19 shtator
Rreth orës 07:45 minuta në rrugën “Edit Durham “ në Prizren, një patrullë policore përderisa po patrullonte, kishte vërejtur një veturë të llojit “Alfa Romeo” e cila kishte hyrë në një rrugë një kahesh dhe për këtë policët e kanë ndaluar të njëjtën. Gjatë kontrollit të dokumentacionit është vërejtur se vetura nuk kishte regjistrim. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur: një pistoletë e llojit TT, M 57 jugosllave, kalibri 7.62 mm; tetë fishekë të kalibrit të njëjtë; një palë dylbi; një shufër metalike, dhe një thikë. Pas inicimit të raportit është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari pas intervistës është liruar.