Me datën 05.02.2023, kemi pranuar informatën se në rrugën “Arif Spahiu” në Prishtinë, persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri.
Pas një pune hetimore, njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë, kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e tre personave të dyshuar, të cilëve u janë gjetë dhe sekuestruar katër armë zjarri.
Hetuesit policor kanë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe ndaj personave të dyshuat është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.