Gjatë dy ditëve të fundit nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion tre persona dhe ndaj tyre përceç veprave në të cilat dyshohet se janë të përfshirë, janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë i raportuar si ngacmim, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor qendra, është arrestuar një person dhe i është sekuestruar, një armë zjarri.
Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme, është bërë mbrëmë në Fushë Kosovë, ku për veprën Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, lëndim i rëndë trupor, janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Lidhur me të dyja rastet hetuesit policor po kryejn procedurat e nevojshme policore, në koordinim me prokurorinë.