Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohet drogë

Prizren, 22 shkurt
Me datën 19 shkurt, rreth orës 18:30 minuta, hetues kundër substancave narkotike dhe policë nga Stacioni policor i Prizrenit kanë bastisur disa qytetarë dhe një objekt “Sony Play Stacion” në Lagjen “Kurrilla” në Prizren nën pretekstin e kërkimit të narkotikëve dhe substancave psikotrope. Gjatë kontrollit tek F.B. është gjetur një sasi e marihuanës e cila është sekuestruar.Rreth orës 17:00, të datë 22 shkurt, një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugën “Feriz Susuri” në Prizren, ka ndaluar tre persona te njohur për policinë dhe gjatë kontrollit të tyre është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë. Më pas, policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në Stacionin Policor në Prizren për t’u marrë më tej me rastin Njësia kundër drogave. Sipas raporteve hetimore thuhet se droga peshonte rreth 28 gram. Ndërkaq, rreth orës 22:15 minuta në rrugën “Muharrem Bekteshi” hetues kundër narkotikeve kanë ndaluar një qytetar tek i cili është gjetur substancë e llojit marihuanë. Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohen rastet dhe t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje