Sekuestrohet një armë zjarri, një thikë dhe substanca të dyshuara narkotike, shoqërohen në stacion policor pesë persona të dyshuar
Policia e Rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Nga njësite policore në dy lokacione të ndara, janë shoqëruar pesë persona të dyshuar, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve.
Në rastin e parë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nga zyrtarët policor është shoqëruar një person i dyshuar, të cilit i është gjetë dhe sekuastruar një armë zjarri dhe 7 fishekë.
Ndërsa në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj, është ndaluar një automjet nga njësiti i trafikut, ku janë shoqëruar në stacion policor katër persona, të cilëve policia u ka gjetë dhe sekuestruar:
– dy kavanozë me substancë të dyshuar narkotike(marihuanë),
-një thikë etj.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge dhe armëmbajtje pa leje.