Skenderaj, 19 dhjetor 2023
Hetuesit policor në kuadër te Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar i cili në rrjete sociale kishte postuar video- incizim duke shtënë me armë në ajër.
Në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar ama e llojit pistoletë me pesë (5) fishek si dhe leja e armës. Nga hetimet e bëra dhe provat e siguruara bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në ajër jashtë autorizimeve të përcaktuara me lejen për armëmbajtje.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F. Q., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas procedurave intervistuese, prokurori i rastit ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, Rasti procedohet në procedurë të rregullt.