Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen tri pistoleta

Prizren, 18 shtator
Në Rajonin e Prizrenit, policia ka sekuestruar tri armë zjarri, pistoleta të llojeve të ndryshme. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahavecit me datën 16 shtator. Rreth orës 20:40 minuta policia në Rahavec kishte pranuar një informatë e cila bënte me dije së në fshatin Dobidol ka të shtëna nga armë të zjarrit. Më pas policia e ka identifikuar lokacionin prej nga kishte pasur të shtëna. Në këtë shtëpi ishte organizuar një aheng familjar dhe pas kërkesës së policisë për dorëzimin e armës dhe municioneve, policia ka hasur në rezistencë të një grupi prej rreth 15 personave, shumica nën ndikim të alkoolit. Në këtë rast është sekuestruar një pistoletë TT M 57 e kalibrit 7.62 mm me tre fishekë. Janë arrestuar tre persona të cilët janë ndalur në mbajtje dhe pritet intervistimi i tyre posa të zhdehen nga alkooli. Një polic është lënduar gjatë kryerjes së detyrës i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës diku rreth orës 11:30 minuta të datës 17 shtator. Sipas raporteve hetimore thuhet se policia ka pranuar një informacion i cili thoshte se një i dyshuar posedonte me vete një pistoletë. I njëjti është takuar duke e drejtuar një kamion në hyrje të fshatit. Policia ka kontrolluar kamionin dhe ka sekuestruar një pistoletë M 57 prodhim jugosllav me nëntë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Rasti i tretë është raportuar në Stacionin policor të Prizrenit i cili po ashtu ka të bëj me sekuestrimin e një pistolete në fshatin Lubizhdë gjatë një kontrolli të një veture e cila sipas Bazës së të dhënave të policisë, posedonte targa që nuk përputheshin me të dhënat e veturës. Pistoleta është Beretë italiane me tre fishekë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje