Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore, Veriu dhe Podujeva, dje kanë sekuestruar tri armë zjarri, dy nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë në dy raste ( Mramor -gjuajtje me armë dhe Podujevë -tentim vrasje)
Operacionet policore janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat e dyshuar dhe kanë sekuestruar tri armë zjarri.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.