Prishtinë, 20 janar 2022 – Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Varësisht nga tendencat e lëvizjes së veprave kriminale po ndërmerren edhe veprimet policore me qëllim parandalimin e tyre apo kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale.
Kësisoj rreth orës 15:00, pas marrjes së informatave në rrugë operative, policia ka realizuar një operacion bastisjeje, në fshatin Gradicë të komunës së Drenasit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armëve.
Një armë automatik, AK47 me dy karikatorë,
Një pushkë gjuetie,
Një revole me dy karikatorë, si dhe,
Pesëdhjetëenjë copë fishek të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuar;
F. F mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, pë tu proceduar më tej.