Prishtinë, 23 janar 2021 – Në varësi të tendencave të veprave kriminale po vijon puna e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për kapjen e të dyshuarve të përfshirë në vepra kriminale e vecmas të atyre që po lëvizin me armë pa leje.
Horizonti i gjerë i veprimeve operative që po ndërrmer policia, vetëm sot brenda një intervali të shkurtër kohor ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e tri armeve të zjarrit në tri lokacione të ndryshme, në Prishtinë, në Fushë Kosovë si dhe në Hajvali.
Rasti i parë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 09:15 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë kur policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e zezë me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar;
• Një revole të tipit TT, kalibër 7.62mm, si dhe,
• Tetë copë fishek, kalibër 7.62 mm.
I dyshuari;
J. R, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Rasti i dytë i sekuestrimit të armës ka ardhur si rezultat i një pune të suksesëshme hetimore në rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më 28.12.2020 në rrugë “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë me ç’ rast i dyshuari përderisa ishte në lëvizje me veturën e tij kishte shtënë në ajër.
Progresi hetimor ka mundësuar identifikimin e të dyshuarit;
B. Z, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
I cili është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Në këtë ras policia ka gjetur dhe sekuestruar;
• Një revole të tipit ZORAKI , kalibër 9 mm,
e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
Rasti i tretë i sekuestrimit ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Pavarësia” në Hajvali ku policia ka ndaluar veturën Mercedes, ngjyrë e hiri me targë Kosove, dhe pas kontrollit të ushtruar ka gjetur dhe sekuestruar;
• Një revole të tipit CZ, kalibër 9 mm, si dhe,
• Katërmbëdhjetë copë fishek, kalibër 9 mm.
I dyshuari;
V. G, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.