Prishtinë 08 gusht 2023 – Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës dje dhe sot, janë sekuestruar tri armë dhe janë shoqëruar në stacione policore tre persona.
Sekuestrimi i armëve është kryer në tri raste dhe lokacione të ndryshme.
Sekuestrimi i parë u krye në rrugën ”Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku pas një kontrolli të detajuar ndaj një veture dhe një të dyshuari policia ka gjetur dhe sekuestruar;
• Një revole të tipit M57, si dhe
• Njëmbëdhjetë copë fishekë.
Në rastin e dytë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, pas informatave për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, policia ndërmori një kontroll të detajuar të lokacionit dhe objekteve përreth, me ç’ rast gjeti dhe sekuestroi;
• Një revole me gaz të tipit Blow Compact, si dhe
• Tridhjetepesë copë fishekë.
Ndërkaq në rastin e tretë në fshatin Sylevicë të komunës së Podujevës, pas informatave për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, policia ndërmori një operacion bastisjeje në lokacionin e dyshuar, me ç’ rast gjeti dhe sekuestroi;
• Një revole me gaz të tipit Ekol Special.
Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, përderisa për rastin e dytë dhe të tretë edhe në drejtim të veprës penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.