Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen pesë armë zjarri në ahengje familjare

Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë së Prishtinës, po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie.
Që nga data 29 korrik 2023 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 5 armë zjarri, të cilat dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.
Pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin e shtetit ndaj të dyshuarve janë inicuar raste për veprat:
• Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm.
• Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje