Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen pesë armë

Prishtinë, 07 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës saj parandaluese ka ndërmarrë një sërë veprimesh operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Në këtë vazhdë, vetëm përgjatë vikendit që lamë pas, në katër lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
· Një armë automatike AK-47,
· Një revole të tipit Vzor, të kalibrit 7.65 mm,
· Dy revole me gaz të tipit Zoraki, të kalibrit 9 mm,
· Një pushkë gjuetie të tipit Bajkal, si dhe,
– Nëntëdhjetetetë (98) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje