Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen katër armë zjarri, tri prej tyre u përdorën dhe ekspozuan në rrjete sociale

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor, Veriu dje kanë sekuestruar katër armë zjarri, tri nga të cilat personat e dyshuar i kanë përdorë dhe ekspozuar në rrjete sociale, ndërsa një është sekuestruar në shkollë.
Operacioni i parë policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici 5 personat të cilët kishin postuar në rrjete sociale fotografi dhe video duke shtënë me armë zjarri.
Pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar përveç rastit shkaktim i rrezikut të përgjithshëm është iniciuar rast për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armës.
Ndërsa sekuestrimi i dytë i një arme me gas (pa municion), është bërë në një shkollë, ku është arrestuar një person.
Personi i dyshuar (i mitur), pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje