Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy thika dhe substancë narkotike

Prishtinë, 11 gusht 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.
Kësisoj, sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll ndaj një veture dhe tre të dyshuarve, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;
– Dy thika, si dhe,
– Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Ndaj të dyshuarve;
– K. R, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
​- L. H, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
– B. N, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej, ndërkaq i dyshuari i tretë ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdhëresë gjykate dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje