Pas marrjes së informatave në rrugë operative, se në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë, një person i dyshuar posedon armë , Njësitet e Stacionit Policor Veriu Prishtinë me autorizim të Prokurorit të Shtetit, kanë ushtruar kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse (pronë e të dyshuarit), ku kanë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë të gjatë AK -47
– një armë të tipit Zoraki
– një thikë
– dy karikatorë
– 9 fishekë si dhe
– një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike, dyshohet të llojit marihuana.
Personi i dyshuar S. C, (mashkull), 48 vjeç, është arrestuar nga ana e policisë dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe është hapur rast për veprat:
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe
-posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge si dhe kanosje, pasi që i dyshuari gjatë kohës që po kryhej kontrolli ka kanozur njërin nga zyrtarët policor.