Nga zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës, janë sekuestruar armë dhe janë shoqëruar në stacione policore disa persona.
Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe të dyshuarit policia ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole të tipit ZORAKI, si dhe,Pesë copë fishekë.
Ndërkaq në rastin e dytë në rrugën e Pejës në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe disa të dyshuarve policia ka gjetur dhe sekuestruar;
Një revole me gaz, Gjashtë copë fishekë,Dy thika, si dheDy Shkopinj druri
Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, në të dyja rastet është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtit janë proceduar më tej.