Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë, 25 shtator 2022 – Gjatë natës së kaluar nga zyrtarët e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion policor 3 persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i armëve është bërë, në dy lokacione të ndryshme.

Rasti i parë ka qenë në një klub nate, ndërsa tjetri në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit janë proceduar më tej.

Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje