Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacioneve policore Qendra dhe Jugu, dy lokacione të ndryshme (në rrugën “1 Tetori” dhe në rrugën “Tahir Zajmi”) në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri:
-një pushkë gjuetie dhe
-një revole CZ me 3 fishekë
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.