Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.
Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Drenasit, në dy raste të ndara janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Nga stacioni i veriut është arrestuar personi i dyshuar:
-E.C, mashkull, 50 vjeç, për veprën dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje të cilit i kanë gjetë dhe sekuestruar :
-një armë të tipit Valtro
– një karikatorë dhe
-8 fishekë.
Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Drenasit, është arrestuar personi i dyshuar:
-Sh.G, mashkull 43 vjeç, për veprat Kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë që kanë ndodhë me 10 prill 2023.
Përveç këtyre veprave ndaj personit në fjalë është inicuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri.