Mbrëmë rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Orllan të Podujevës, një person i dyshuar ka shtënë në ajër, me armë zjarri.
Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe të arrestojnë personin e dyshuar, të cilit i kanë gjetë dhe sekuestruar:
– një armë e gjatë AK -47
-një armë e gjatë MP – 40 si dhe një sasi e narkotikëve që dyshohet të jetë marihuanë.
Personi i dyshuar A.H(mashkull), me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij në koordinim me prokurorin e shtetit, është hapur rast për veprat:
-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm
– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës si dhe
-posedim i paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.