Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës

Nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, si dhe stacioneve veriu e jugu në Prishtinë, janë shoqëruar tre persona të dyshuar dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.
Në rastin e parë në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri dhe 10 fishekë.
Ndërsa në fshatin Miradi është sekuestruar arma tjetër e tipit Zoraki, si dhe 5 fishekë.
Dy personat e dyshuar , mashkuj, shtetas të Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i tretë i sekuestrimit të një arme të ftohtë -thikë, është realizuar në një shkollë në Prishtinë, nga zyrtarët e njësitit policor (me rroba civile), që operojnë në afërsi të shkollave, ku edhe është arrestuar një person i dyshuar (i mitur).
Personi i dyshuar pas intervistimit në prezencën e prindit dhe avokatit mbrojtës,me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje