Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen arme zjarri ne rast “ Kanosja”

Prizren, 16 Maj 2023
Me datën 15.05.2023, rreth orës 10:45 ,ne Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “ Kanosja “.Informatës se dhëne ,ne vendngjarje i përgjigjen njësite relevante policore nga te cilat ndermirën masat e duhura dhe identifikohen palët e përfshira ne rast.
Pas një seance gjyqësore te shtyre ,i dyshuari i rastit H.A.( 1957) ,jashtë objektit te Gjykatës, i Kanose me jete katër perona te njohur për te paraprakisht .I dyshuari i kanose viktimat J.A. ( 1987),R.A. ( 1955), K.A.( 1989 ) dhe S.P.( 1976 ) duke ju drejtuar me fjalët “ Nëse ju shoh te ara kam me ju vra”. Deri tek rasti vjen si pasoje e një kontesti pronësor te pazgjidhur.
Nga te dëmtuarit , mësohet se i dyshuari ne shtëpinë e tije posedon arme zjarri pa leje valide.
Nga ana e hetueseve policor ,ne shtëpinë e te dyshuarit dhe ne prezence te avokatit te tije personal ,janë gjetur dhe me pas janë sekuestruar ; një arme zjarri ( pistolete ) e llojit Smith & Wesson SD9 ,dy karikatorë dhe katerdhjete e gjashte fishekë si dhe një pushke pneumatike e modelit PERFECTA.
Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim te te cilit armët e gjetura sekuestrohen, inicohet rasti i klasifikuar si vepër penale 1) “ Kanosja “ dhe 2 ) “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me urdhër te Prokurorit ,i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa rasti procedohet i rregullt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje