Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Sekuestrohen armë, municione dhe substancë narkotike

Prishtinë, 16 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës, po bën një punë të shkëlqyer në drejtim të gjetjes së armëve dhe municioneve si dhe substancave narkotike, që kohëve të fundit kanë qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë.
Në këtë vazhdë, në dy lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtinës, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj dy veturave dhe disa të dyshuarve, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
-Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm,
-Një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 7.65 mm,
-Një revole të tipit ZASTAVA, e kalibrit 9 mm,
-Njëzetekatër (24) copë fishek të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe
§ Një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Ndaj të dyshuarave në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje