Më datën 22 dhjetor 2024, Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhur me një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve përcjellëse në pronësi të të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë,
• Një pistoletë dhe 25 fishekë,
• Një pushkë ajrore dhe
• Një pistoletë për sinjalizim me zë.
Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin.