Më datë 4 korrik 2023 rreth orës 19:00, Hetuesit e Stacionit Policor Pejё, kanё pranuar informacion se nё njё shtёpi private nё fshatin Vitomiricё-Pejё dyshohet se ka armё.
Policia menjëherë ka dalë nё atё lokacion, dhe me urdhёr tё prkurorit tё shtetit ka filluar njё hetim lidhur me rastin.
Nga Gjyqtari i procedurёs paraprake kemi marrё udhёr pёr kontroll/bastisje tё shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse, gjatё kontrollit nё shtёpinё e tё dyshuarit i cili gjendet nё boten e jashtme janë gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё e gjatё automatike cal:7.62 dhe njё (1) karikator
• Njё (1) Armё e gjatё tipi mosberg cal:308, dhe njё (1) dylbi e armёs
• Njё (1) Pistoletё Sig Sauer cal:9×19 dhe dy (2) karikator
• Dyzet e shtatё (47) fishekё cal. 7.62 mm
• Njёzet e shtatё (27) fishekё cal 308 dhe dhjetё (10) gёzhoja
• Pesёdhjetё e shtatё (57) cal 9×19 dhe tridhjetё (30) gёzhoja
• Katёr (4) fishekё cal 9mm.
Me udhёr tё prokurorit tё shtetit rasti cilёsohet “Mbajtja nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”, ndёrsa rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё.