Prishtinë 07 korrik 2022 – Në kuadër të punës parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Kësisoj sot rreth orës 14:30, në lagjen Veterniku në Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë, dhe pas një kontrolli të detajuar ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
Një revole të tipit Browing, e kalibrit 7.65 mm,Gjashtë copë fishek të kalibrit 7.54 mm, si dheNjë (1) karikator.
L. M, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.