Prishtinë, 21 maj 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj;
Një revole të tipit GLOCK 9×19 e kalibrit 9mm,Katërmbëdhjetë copë fishekë, si dhe,Një llambë dore ndriçuese me çekan për thyerje xhami.
Sekuestrimi rezultoi pas një kontrolli të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në afërsi të rrotullimit në Çagllavicë.
B. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe i njëjti është proceduar më tej.