Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rrëmbim i personit

Mamushë, 01 dhjetor
Rreth orës 15:45 minuta, në Mamushë ka ndodhur një tentativë për rrëmbimin e një qytetari. Sipas hetimeve fillestare që ka kryer policia në vendin e ngjarjes, dyshohet se katër meshkuj, në lidhje familjare në mes vete, (nipa-dajë), dy nga Rahaveci e dy nga Retia , kanë shkuar në Mamushë tek viktima për të kërkuar një borxh të vjetër. Pasi kanë biseduar me viktimën, të njëjtin e kanë bindur të hynë në veturën e tyre të llojit “Fiat Tipo” dhe më pas e kanë filluar ta keqtrajtojnë. Gjatë tentativës për t’u larguar nga fshati, viktima kishte kundërshtuar të qëndroj më tej në veturë dhe ishte kacafytur me të dyshuarit dhe kishte bërtitur. Më tej, në qendër të Mamushës, të dyshuarit e lënë të lirë viktimën dhe marrin arratinë. Pas një pune intensive të policisë, të dyshuarit janë gjetur dhe arrestuar. Pas sqarimit të rrethanave të rastit, në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuar ndalën në masën e arrestit policor, ndërsa dy të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje