Rreth orës 08:15 minuta, Policia e Suharekës ka pranuar një informatë përmes telefonit e cila bënte me dije se një qytetar është futur me dhunë në një veturë të llojit “Opel Vectra” nga ana e dy personave, tanimë të dyshuar dhe kanë shkuar në drejtim të fshatit Mushtisht. Pas vlerësimit të informatës, policia ka reaguar dhe ka arritur që t’i identifikoi të dyshuarit dhe viktimën dhe më pas t’i sjellë në stacion për t’i pyetur për ngjarjen. Pas intervistës është kuptuar se të dyshuarit e kishin rrëmbyer viktimën ngase ky i fundit u kishte një borxh prej 550 eurove. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalohen nën masën e arrestit policor për 48 orë.