Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Rrëmbim

01.07.2014 , Ferizaj
Rreth orës 23:30 minuta, njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshimtë N. S. (M/SH/K 40 vjeç) dhe Q. S.(M/SH/K 29 vjeç) , të cilët për disa ditë kishin rrëmbyer dhe kishin mbajtur me dhunë një person në një banesë në Ferizaj. Lidhur me rastin policia përmes rrugëve operative ka ardhur deri tek kjo informatë dhe menjëherë kanë filluar përgatitjet operative-taktike duke identifikuar lokacionin se ku gjendet viktima, operacion ky i përfunduar me sukses , i cili ka rezultuar me lirimin e viktimës si dhe arrestimin e të dyshuarve. Të gjitha veprimet policore gjatë gjithë kohës kanë qenë të koordinuara me gjykatësin e procedurës paraprake dhe me prokurorin e shtetit.Gjatë intervistës viktima K. K. 64 vjeç, shtetas i Turqisë, ka deklaruar se personat e dyshuar e kishin rrëmbyer me 27.06.2014 dhe e kishin vendosur në një banesë kundër dëshirës së tij.Të dyshuarit kishin kërkuar shuma të mëdha parash nga familja e viktimës në Turqi për lirimin e tij.Viktima gjatë kësaj kohe ishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga të dyshuarit dhe menjëherëë i është ofruar ndihma mjekësore.Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje