Prizren, 27-28 gusht
Me qellim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në qytetin e Prizrenit, në bashkëpunim me inspektorët komunal, gjatë orëve të vona të natës janë kontrolluar gjatë lokale afariste në lokacione të ndryshme për të vërtetuar nëse këto subjekte i përmbahen orarit të punës të miratuar nga administrata komunale.
Janë kontrolluar këto lokale:“Cobra City” në Landovicë, janë shqiptuar dy fletëparaqitje për gjykatë;“Skënderbeu” në lagjen Arbanë, tri fletëparaqitje;“Alcapone” në Korishë, tri fletëparaqitje;“Emona” në Prizren, tri fletëparaqitje;“Paradiso” në Lagjen “Bajram Curri”, dy fletëparaqitje dhe “kristal” në Lagjen “Bajram Curri” dy fletëparaqitje.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek të gjitha subjektet afariste hoteliere që ta respektojnë orarin e punës me qellim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike sepse operacioni për kontrollimin e këtyre lokaleve, në bashkëpunim me inspektorët komunal vazhdon në tërë rajonin tonë.