Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizohet urdhër kontroll në hapësirat e shkollave të mesme

Mitrovicë, 5 shkurt 2014 Në vazhdën e veprimeve policore në fushën e ofrimit të sigurisë në shkolla si dhe përreth hapësirave shkollore, me qëllim të parandalimit, identifikimit të gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë të ftohta dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor, sot me 5 shkurt 2014, në orët e paradites, njësi policore, në kuadër të shtyllës së hetimeve rajonale në Mitrovicë, kanë zbatuar një urdhër kontroll brenda hapësirave shkollore në tri shkolla të mesme të Mitrovicës.Urdhër kontrolli është realizuar në përputhje me autorizimet dhe procedurat administrativo-ligjore, përfshirë Gjykatën dhe Prokurorinë, ndërsa prezentë, përveç personelit të shkollave, gjatë kontrollimit nëpër hapësira shkollore, gjegjësisht klasa mësimi, ishin edhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale, Mitrovicë. Ky urdhër kontroll ka rezultuar që nga ana e hetuesve policorë brenda hapësirave të shkollave të hasin në tri armë të ftohta (thika), të cilat janë sekuestruar nga policia, për të vazhduar me procedura administrative, përfshirë evidencën, për nevoja operative-policore.  

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje