Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente, kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një (1) personi të dyshuar për “trafikim me armë”.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
• Dy (2) armë të shkurta (revole)
• Një (1) armë e gjatë (ajrore) .
• Njëzet e pesë (25) fishekë,
• Dhjetë (10) krehër të karikatorit (për armë të gjata),
• Një (1) kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
• Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)
Me vendim të Prokurorit pas intervistimit personi i dyshuar ndalet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.