Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi, në mbështetje të OSBE-së, bazuar në dokumentet strategjike dhe planeve të veprimit “Strategjia shtetërore për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit 2023-2028” si dhe “Strategjia e Integruar e Policimit ne Bashkësi dhe Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca 2021-2025”, më 23, 25 dhe 26 prill 2024 ka mbajtur punëtori në Pejë, Prizren dhe Gjilan me temën “Ndërgjegjësimi i komunitetit mbi rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si dhe adresimi i sfidave”.
Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë edhe zyrtarë policorë nga rajonet tjera dhe zyrtarë të MPB-së, OSBE-së, përfaqësues të komunitetit fetar islam, katolik e ortodoks, zyrtar të DKA-ve, përfaqësues të KKSB-ve dhe të KLSP-ve, në total ishin 110 pjesëmarrës në tri punëtoritë.
Nga të pranishmit u diskutuan çështje që lidhen me sigurinë në përgjithësi dhe u nxorën disa rekomandime.