Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Realizohen disa kontrolle në disa ordinanca mjekësore

Prishtinë, 29 korrik 2015
Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren në kuadër të DHKEK – Prishtinë, pas informatës së pranuar për dyshimin se në disa fshatra të rajonit të Prizrenit, disa ordinanca mjekësore janë duke vepruar në mënyrë Ilegale dhe janë duke ju ofruar qytetarëve shërbime mjekësore, barna në mënyrë të kundërligjshme nga ana e mjekëve të pa licencuar , në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë realizuar planin operativ të koduar me emrin “KAFETIN”, për parandalim të ushtrimit të veprimtarive të kundërligjshme.Në planin operativ me qëllim të zbatimit të urdhëresës janë përfshirë edhe Inspektorët e Administratës Tatimore nga Prizreni, Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinale, me të cilët është bërë kontrollimi i ordinancave mjekësore.Gjatë kontrollit Inspektorët kanë konstatuar se në katër (4) lokacione ordinancat mjekësore punonin ilegalisht dhe posedonin barëra që dyshohet se iu shiteshin pacientëve në mënyrë të kundërligjshme. Të gjitha ordinancat e dyshuara janë mbyllur nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë , kurse barërat janë sekuestruar nga Inspektorët e AKPM-së në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar dokumentacione të ndryshme, barëra dhe bazuar në provat, dëshmitë dhe hetimet e mëtutjeshme pritet që personat e implikuar të ndiqen penalisht. 

Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje