Prishtinë, 30 prill 2014Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it në Prishtinë, si rezultat i hetimeve disa javore të kryera për rastin, sot me datën 30.4.2013, rreth orës 06:00, në bazë të urdhrit për kontroll të shtëpive, të lëshuar nga Gjykata Themelore e EULEX-it në Pejë, është zbatuar plani operativ për kontrollin e gjashtë lokacioneve – shtëpi, në regjionin e Pejës.Plani operativ është zbatuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Divizioni i Njësive Speciale të PK-së, ku gjatë kontrollit janë gjetur në ‘mbajte, pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” në disa lokacione të kontrolluara, me ç’rast janë konfiskuar dëshmitë e listuara në vijim:· një revole cal. 9 mm,· një revole “CZ”, cal.· një pushkë gjuetie, cal. 12 mm;· 147 fishekë të kalibrave të ndryshëm,· disa shtëpiza të kompjuterit dhe· dokumente të ndryshme.Të arrestuar gjatë këtij operacioni nuk ka pasur, ndërsa të gjitha dëshmitë e konfiskuara do të administrohen dhe do të dërgohen për ekzaminim dhe krahasim.